Lajme

Haradinaj shtron iftar për Naim Tërnavën e bashkëpunëtorë të BIK-ut

03/11/2025 19:08
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shtruar iftar sonte në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Gazeta Blic.

I pranishëm në këtë iftar në selinë e AAK-së, ka qenë Myftiu Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Këto ngjarje, simbolizojnë mirënjohjen tonë për kontributin e Bashkësisë Islame në të gjitha etapat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, tradita jonë e iftareve të përbashkëta vazhdon. Sonte, selia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u nderua sërish nga prania e Myftiut Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorëve nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Këto ngjarje, simbolizojnë mirënjohjen tonë për kontributin e Bashkësisë Islame në të gjitha etapat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Të gjithë besimtarëve, ju dëshiroj agjërim të lehtë përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit.