Lajme

Greva në 13 aeroporte gjermane- Aeroporti i Prishtinës del me njoftim për qytetarët që do të udhëtojnë për Gjermani

03/11/2025 17:00
nga:G B

Greva një-ditore që përfshiu 13 aeroporte gjermane gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar anulimin e disa fluturimeve nga Prishtina në drejtim të Gjermanisë.

Megjithatë, situata është zgjidhur, derisa sot nuk ka pasur fluturime të anuluara për në Gjermani.

Kështu e bëri të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara.

“Nuk ka pasur anulime, të gjitha fluturimet po realizohen sipas orarit të parashikuar”, theksoi Gara.

Ndër të tjera, dje Policia Kufitare e Aeroportit të Prishtinës kishte njoftuar pasagjerët se, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve në aeroporte të Gjermanisë, , mund të ndodhnin anulime fluturimesh për ato destinacione.