Lajme

Parashikimi i motit për sot

03/11/2025 07:07
nga:Y I

Ditën e martë do të mbretëroj mot i ndryshueshëm, sa me vransira e sa me intervale me diell.

Priten kushte edhe për reshje të pakta shiu. Frynë erëra mjaft të fuqishme jugperëndimore me hove mbi 15m/s, e nga Dukagjini e Drenica, 20m/s (70km/h).

Temperaturat minimale zbresin vetëm në 4C e 7C, ndërsa maksimalet ende mbesin të larta ndërmjet 16C e 19C.