Lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara

03/10/2025 09:03
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë.

Tek i njëjti gjatë kontrollit i janë gjetur 400 euro të falsifikuara.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 2×200€ para të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.