Sporti

Ferizaj merr fitore të madhe ndaj Suharekës

03/07/2025 15:51
nga:Mergim Rreci

Ferizaj ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në Superligën e Kosovës.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Edon Sadriu, Albion Kurtaj dhe Musulin realizuan golat për skuadrën e Arsim Abazit, kurse Mevlan Zeka shënoi golin e vetëm për skuadrën mysafire.

Ferizaj del tashmë në vendin e gjashtë me 29 pikë, kurse Suhareka zbret në vendin e shtatë me 26 pikë.

/GazetaBlic Sport/