Shefi i operativës për veri, Petrit Fezja, ka dhënë detaje për GazetaBlic lidhur me një sulm të ndodhur në rrugën Sutjeska, ku një grup prej 3-4 personash ka sulmuar disa të rinj shqiptarë.
Dy prej të rinjve kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Fillimisht, janë arrestuar katër persona si të dyshuar, por pas verifikimit të kamerave të sigurisë, tre prej tyre janë liruar. Policia e Kosovës është angazhuar për të identifikuar edhe personat e tjerë të involvuar në këtë incident dhe po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
“Ajo çka mund të themi për tani është se është një grup prej 3-4 personash kanë sulmuar në rrugën ‘Sutjeska’ disa të rinj shqiptarë. Dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim te mjeku. Fillimisht janë marrë katër si të dyshuar, por tre prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave”, ka thënë Fejza për GazetaBlic.


