Lajme

Gjendja shëndetësore e Papa Franceskut vijon të jetë e qëndrueshme në spital

03/06/2025 20:40
nga:Y I

“Kushtet klinike të Atit të Shenjtë kanë mbetur stabile në krahasim me ditët e mëparshme. Edhe sot ai nuk ka shfaqur episode me insuficiencë respiratore”, thuhet në buletinin mjekësor të mbrëmjes të publikuar nga zyra e shtypit e Vatikanit.

“Ati i Shenjtë ka vazhduar me fizioterapi të dobishme respiratore dhe motorike” – vazhdon Buletini. Parametrat hemodinamikë dhe analizat e gjakut kanë mbetur të qëndrueshme. Ai nuk ka shfaqur temperaturë”.

“Mjekët janë ende duke ruajtur një prognozë të rezervuar. Duke marrë parasysh qëndrueshmërinë e pamjes klinike, buletini tjetër mjekësor do të publikohet të shtunën”, thotë Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë për kushtet e Papës në spitalin Gemelli.

“Sot Ati i Shenjtë iu përkushtua disa aktiviteteve të punës në mëngjes dhe pasdite, duke nderuar pushimin dhe lutjen. Para drekës mori Eukaristinë”, thuhet në Buletin.

/Ora News/