Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dhënë një paralajmërim përpara ndeshjes së parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Benfica-s, duke theksuar aftësinë e frikshme sulmuese të skuadrës portugeze.
Flick theksoi nevojën që Barcelona të përmirësojë performancën e saj në mbrojtje, duke përmendur aftësinë e jashtëzakonshme të Benfica-s në tranzicionet sulmuese.
“Ne duhet të luajmë shumë më mirë në mbrojtje”, theksoi Flick.
“Ne po luajmë kundër ekipit më të mirë në tranzicionin sulmues. Ne e pamë këtë në ndeshjen e parë kundër tyre. Është vërtet e pabesueshme sa të mirë janë ata, duhet të jemi të kujdesshëm”.
Benfica nuk luajti këtë fundjavë, ndërsa Barça u përball me Real Sociedad.
Flick shtoi: “Asnjë justifikim, asnjë justifikim. Ne luajmë çdo tre ose katër ditë, kështu është. Jemi në gjendje të mirë fizike.”
/GazetaBlic Sport


