Pas numërimit të të gjitha votave nga diaspora, Shenoll Muharremi ka bërë një parashikim mbi shpërndarjen e mandateve, duke theksuar se, nëse të gjitha 79,019 vota do të ishin të vlefshme, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të kishte fituar mandatin e 100-të, për shkak të avantazhit të saj në përqindje, raporton GazetaBlic.
Megjithatë, me 77,170 vota nga diaspora, mandati i 100-të mbeti në duar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Muharremi shton se përfundimtarisht duhet të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, por thekson se rezultatet përfundimtare janë ato që do të kenë rëndësi, ndërsa këto janë vetëm parashikime jozyrtare.
Aktualisht, sipas parashikimeve, shpërndarja e mandateve është si vijon:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 42.27% e votave / 48 mandate
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 20.96% e votave / 24 mandate
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 18.34% e votave / 20 mandate
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma: 7.08% e votave / 8 mandate
Pakicat dhe Të Tjera: 11.35% e votave / 20 mandate për pakicat.
Megjithatë, siç theksohet nga Muharremi, këto janë parashikime që mund të ndryshojnë, duke pritur numërimin përfundimtar.


