Sporti

Ndeshjet e kurdisura në futbollin ballkanik | UEFA njofton Federatat se do jenë super vigjilent

03/04/2025 18:29
nga:Lorik J

Në Sarajevë po mbahet takimi rajonal i UEFA-s, me federatat e Ballkanit, e ku po merr pjesë edhe presidenti Agim Ademi.

Në këtë takim u fol për pika të shumta për futbollin, por njëra nga pikat ishte edhe ajo e kurdisjeve të takimeve, ku UEFA njoftoi Federatat se do jenë vigjilent dhe se mund të ketë dënime e sanksione të ashpra, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ndërkaq, sa i përket luftës kundër trukimit të ndeshje u tha se UEFA do të jetë edhe më vigjilente dhe do të ketë edhe më shumë njerëz dhe organizma që do të rikordinohen edhe me organet shtetërore të federatave përkatëse përmes zyrtarëve të integritetit të garave. Në këtë pikë u tha se nëse UEFA e vlerëson do të ketë edhe dënime e sanksione të ashpra, me qëllim të ruajtjes së integritetit të futbollit dhe garave”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Ja postimi i plotë i FFK-së:

Në Sarajevë po mbahet takimi i UEFA-s me federatat e rajonit