Sporti

Barcelona nuk do të kthehet në Camp Nou këtë sezon

03/04/2025 16:24
nga:Lorik J

Barcelona nuk do të kthehet në stadiumin e saj Camp Nou deri në fund të këtij sezoni, siç ishte planifikuar më parë, shkruan gazeta katalanase Sport.

Ndërtimi i Camp Nou nuk po përparon aq shpejt sa Barça të kthehet në të deri në fund të këtij sezoni.

Katalanasit kishin shpresuar të presin Real Madridin në El Clasico në maj në stadiumin e tyre të ri, por vonesat në punimet e ndërtimit do të thotë se derbi i madh ka të ngjarë të mbahet edhe një herë në stadiumin Olimpik Montjuic, ku Barça ka luajtur që nga zgjerimi i Camp Nou.

/GazetaBlic Sport