Lajme

Moti sot me diell, temperaturat në ngritje

03/04/2025 07:05
nga:G B

Mbi vendin tonë të martën do të mbajë mot me diell. Sot dhe nesër priten ngrica në viset e larta dhe mesatare, si dhe mjegull, sidomos në mëngjes.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 12 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.