Sporti

Jean Michel Cavalli kërkah hiç | FC Prishtina nuk ka fituar ndeshje në Superligë që nga 1 dhjetori!

03/03/2025 22:05
nga:Lorik J

Jean Michel Cavalli, trajneri i Prishtinës, apo më mirë të themi eksperti i barazimeve.

Skuadra më e trofeshme kosovare në futboll, FC Prishtina është në një krizë të thellë të rezultateve në Superligën e Kosovës në futboll. Klubi kryeqytetas nuk njeh fitore në Superligë që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar, kur fitonte ndaj Dukagjinit me rezultatin minimal, 0-1, përcjell GazetaBlic Sport.

Në 7 ndeshjet që nga 1 dhjetori, Prishtina ka 5 barazime dhe 2 humbje.

Ja rezultatet nga 7 dhjetori e deri më tani për FC Prishtinën në Superligë:

  • Prishtina – Gjilani, 2:2
  • Feronikeli 74′ – Prishtina, 1:0
  • Prishtina – Malisheva, 0:0
  • Prishtina – Suhareka, 2:2
  • Prishtina – Drita, 3:3
  • Ferizaj – Prishtina, 1:0
  • Prishtina – Llapi, 0:0

Dobët, shumë dobët për një ekip si Prishtina.

Klubi i Cavallit tani ndodhet në vendin e 5-të në tabelë me 30 pikë.

/GazetaBlic Sport