Lajme

Kërkohej i dënuari për vjedhje të rëndë, kapet në Prizren

03/03/2025 16:37
nga:Genita C

Sot, në Prizren është arrestuar i dyshuari E.M., i moshës 50-vjeçare, i cili ishte i dënuar me tetë muaj efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Sipas policisë, i arrestuari ishte i dënuar me tetë muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, transmeton Klankosova.tv.

I arrestuari fillimisht është sjellë në stacionin policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.