Sporti

Zyrtare: Enis Nasufi largohet nga KEK-u

03/03/2025 16:25
nga:Lorik J

Skuadra e KEK’ut ka njoftuar se trajneri i tyre, Enis Nasufi ka dhënë dorëheqje nga klubi.

Nasufi në 47 ndeshjet e udhëhequra, ka 33 fitore, 10 barazime dhe 4 humbje me ekipin e KEK-ut, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e klubit për largimin e tij:

“Faleminderit, Enis Nasufi!

KF KEK shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për përkushtimin dhe punën e palodhur të Prof.Enis Nasufit gjatë kohës që shërbeu si kryetrajner i klubit.

Gjatë këtyre dy viteve, nën udhëheqjen e tij, skuadra përjetoi një periudhë fantastike, duke arritur rezultate të shkëlqyera dhe duke treguar progres të vazhdueshëm. Me 47 ndeshje të udhëhequra, 33 fitore, 10 barazime dhe vetëm 4 humbje, puna dhe dedikimi i tij lanë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit.

Prof.Enis jo vetëm që kontribuoi në aspektin sportiv, por ai ishte një udhëheqës që krijoi një frymë bashkëpunimi dhe respekti mes lojtarëve, stafit dhe gjithë klubit. KF KEK-u do ta kujtojë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje për angazhimin dhe pasionin e tij.

I urojmë Prof.Enis suksese në sfidat e tij të ardhshme dhe jemi të sigurt që do të vazhdojë të lërë gjurmë kudo që shkon!

Me respekt dhe falënderim të madh,

KF KEK”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport