Sporti

Fantastike: Donjeta Sadiku e artë në turneun e madh ndërkombëtar në Bullgari

03/02/2025 18:16
nga:Lorik J

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka fituar vendin e parë në turneun e madh ndërkombëtar në Bullgari 

Sot me 2 shkurt në finale të turneut më të madh të boksit “Strandja” në kategorinë -60kg, Donjeta Sadiku mundi bindshëm boksieren nga Kazakistani Volossenko Rimma me rezultat 5:0, përcjell GazetaBlic Sport.

Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë dhe u shpall ndër 3 boksieret më të mira të turneut më të madh të boksit “Strandja”.

Ja njoftimi i Federatës së Boksit: