Lajme

Olaf Scholz: Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe te Evropa

02/28/2025 21:57
nga:Mergim Rreci

Pas përplasjes Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë ka reaguar edhe Olaf Scholz, kancelari aktual i Gjermanisë nga Partia e Social-Demokratëve, i cili tha se askush më shumë se ukrainasit nuk e dëshiron paqen.

Sipas tij, Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe Evropa.

“Askush nuk dëshiron paqe më shumë se sa ukrainasit. Prandaj ne po punojmë në një rrugë të përbashkët drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet te Gjermania – dhe te Evropa,” shkroi Olaf Scholz.