Policia e Kosovës ka thirrur për sot nga ora 18:00, një konferencë për media, raporton Gazeta Blic.
Kjo konferencë për media ka të bëjë me operacionin policor që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit.
“Realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen për media”, thuhet në kumtesën e policisë.
Njoftimi i plotë:
FTESË PËR MEDIA
Prishtinë, më 28 shkurt 2025
Sot, më 28.02.2025, Policia e Kosovës do të organizojë një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit. Realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen për media. Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend HOXHA dhe ZV drejtori i DRP Mitrovicë Veri Veton Elshani.
Datë: 28.02.2025
Vendi: Ndërtesa e Drejtorisë Rajonale të Policisë-Mitrovica Veri
Ora: 18:00
Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë konferencë.


