Të premtën vransira dominojnë vendin, por që herë herë mund të shfaqen intervale të shkurta me diell.
Orëve të mëngjesit ultësirave mund të ketë kushte për mjegull apo mjegullinë. Nga mesdita edhe priten të reshura të dobëta lokale shiu, që mund të shoqërohen me bubullimë.
Reshje dëbore parashihen vetëm zonave malore. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-5m/s.
Temperaturat minimale 3C e 6C, e ato maksimale paksa më të ulëta, luhaten ndërmjet 9C e 13C.


