Lajme

Kremlini: Putini takon zyrtarin e Koresë së Veriut në Moskë

02/27/2025 18:47
nga:G B

Kremlini ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin u takua sot me sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë.

Presidenti rus është parë duke e përshëndetur zyrtatin, Lee Hee-yong, përpara se dyshja të bënin fotografi, raporton Sky News.

Ky takim ndodhi mes raportimeve se Koreja e Veriut po dërgon më shumë trupa në Rusi për ndihmë në luftën e saj me Ukrainën.