Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit del me sqarim publik, pas raportimeve se janë anuluar tenderët për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit.
Sipas MKRS, asnjë tender nuk është anuluar.
Ja postimi i tyre:
𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈:
“Sqarim Publik
Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar.
Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


