Lajme

Numërimi i votave të diasporës: Ja sa vota kanë grumbulluar deri tani kandidatët për kryeministër

02/27/2025 11:25
nga:Genita C

Numërimi i votave të diasporës ka avancuar, me 44.19% të kutive të numëruara deri tani, që përfshin 19 nga 43 kutitë e përgjithshme, raporton GazetaBlic.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, kryeson me 2,886 vota, duke siguruar një dominim të fuqishëm prej 81.89% të votave të diasporës.

Pas Kurtit, i dyti në renditje është kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 255 vota, duke përfaqësuar 7.21% të diasporës. Në një diferencë të vogël, kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ka arritur të sigurojë 203 vota, ndërsa lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka grumbulluar 114 vota dhe partia e tij ka 5.75% të mbështetjes.

Nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka marrë 48 vota, ndërsa Fatmir Limaj ka siguruar 28 vota, me koalicionin që ka 1.54% të mbështetjes nga diasporë. Përditësimi i fundit në faqen e KQZ-së është bërë mbrëmë në orën 23:48.

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë