Lyon thuhet se ka paraqitur një ankesë në Ligue de Football Professionnel (LFP) për pjesëmarrjen e Khvicha Kvaratskhelia në ndeshjen e fundit midis Lyon dhe PSG (2-3).
Presidenti i Lyon, John Textor pretendon se transferimi i Kvaratskhelia te PSG u bë i mundur nga financimi që shkel rregulloret që ndalojnë subvencionet e huaja.
Ai argumenton se miratimi i kontratës së Kvaratskhelia dhe regjistrimi si lojtar i ri shkel rregullat administrative të LFP.
Textor ka kritikuar më parë mbështetjen financiare të PSG-së nga Katari dhe ka lënë të kuptohet për veprime të mundshme ligjore kundër klubit. Kjo është pjesë e një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme mes dy klubeve.
/GazetaBlic Sport


