Lajme

Mehmetaj: Gjykata Speciale është politike, kriminale e Serbisë

02/26/2025 21:31
nga:G B

Analisti Lirim Mehmetaj ka kritikuar ashpër Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar si një gjykatë politike dhe të ndikuar nga Serbia.

Në Debat Plus, Mehmetaj ka theksuar se në këtë gjykatë nuk funksionon drejtësia normale, por një sistem ku prokuroria kërkon fajtor me çdo kusht, gjykata i ndihmon prokurorisë, ndërsa mbrojtja është e kufizuar në reagime ndaj procedurave.

“Aty nuk ekziston një gjykatë normale me prokuror që kërkon drejtësi dhe një trup gjykues që kontrollon provat. Gjykata ndihmon prokurorin për të shpallur fajtorin, ndërsa avokatët e mbrojtjes nuk kanë hapësirë për të krijuar një strategji të mirëfilltë mbrojtjeje”, ka deklaruar ai.

Mehmetaj e cilësoi Gjykatën Speciale si një mekanizëm kriminal të Serbisë dhe nuk përjashtoi mundësinë që edhe aspektet financiare të jenë të përfshira në këtë proces.

“Gjykata është politike, kriminale e Serbisë, për ndryshim të rrëfimit me shumë mundësi edhe financiarisht duhet me pas aty diçka të përfshirë”, ka deklaruar ai.