Lajme

Hana: Kurti dhe Limaj nuk mund të bashkëqeverisin

02/26/2025 09:22
nga:Y I

Fatmir Limaj, kreu i Nismës Socialdemokrate, ka shmangur deklaratat mbi vendosjen e vijave të kuqe ndaj Vetëvendosjes dhe partive opozitare për ndërtimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka theksuar se për “çështjet nacionale” nuk ka ndasi politike.

Megjithatë, analisti Agon Hana mendon se një koalicion mes Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit është i pamundur, transmeton Klankosova.tv.

“Për të mirën e vendit, Limaj nuk duhet të bëjë koalicion me Albin Kurtin apo t’ia mundësojë formimin e qeverisë. Nuk mund të funksionojnë bashkë, sepse janë dy qasje të ndryshme – Limaj është kapitalist, ndërsa Vetëvendosje është parti e majtë. Albin Kurti nuk mund të bashkëpunojë me kapitalistët”, ka deklaruar Hana në Klan Kosova.