I është dhënë lamtumira e fundit, Bajram Qerkinit, kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”.
Ceremonia e varrimit u mbajt në Shipol të Mitrovicës.
Baca Bajram, siç njihej ai, u shndërrua në simbol të familjeve të të pagjeturve.
Ai për disa dekada nuk u ndal së kërkuar rreth fatit të të pagjeturve dhe drejtësisë për familjet e tyre.
Vet ky e kishte në mesin e të zhdukurve, djalin e tij Reshatin.
Por, e la këtë botë duke mos ditur asgjë për fatin e të birit, dhimbje që e shoqëroi tërë jetën.
Bajram Qerkini, vdiq dje në moshën 86 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.


