Sporti

Pique me deklaratë interesante: Lamine Yamal nuk do të mund të luante në kohën tonë

02/25/2025 09:02
nga:Lorik J

Në një bisedë të sinqertë në podkastin e Iker Casillas, ish-lojtari i Barcelonës Gerard Pique bëri një koment befasues për sensacionin 17-vjeçar të klubit, Lamine Yamal.

Pique, i cili fitoi tituj të shumtë me Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle, shprehu admirimin e tij për talentin e Yamal, por tha se ai nuk do të mund të luante në kohën e tij tek Barça.

“Kam ndjenjën se Lamine Yamal nuk do të luante në gjeneratën tonë”, tha Pique, duke e lënë të paqartë nëse i referohej skuadrës së Barcelonës apo kombëtares.

Komenti i Pique-s ka ngjallur interes, pasi Yamal ka bërë tashmë një ndikim të rëndësishëm te Barcelona, ​​duke fituar çmimin Golden Boy si lojtari më i mirë U21 në botë dhe duke fituar Euro 2024.

/GazetaBlic Sport