Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka thënë se nuk do të realizohet koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate.
Sipas Zeqirit, Lëvizja Vetëvendosje nuk e do një koalicion me Nismën Socialdemokrate.
“Ata (VV) edhe nëse don Limaj nuk e marrin. Po nëse i merr 46% deputetë Vetëvendosja, çka i vyn edhe tre të Nismës”, ka thënë Zeqiri.
Ai është shprehur i bindur që Fatmir Limaj do t’i qëndrojë besnik deklarimit për një qeveri të opozitës.
“Fatmir Limaj nuk e tradhton koalicionin e opozitës”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.


