Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje, Policia publikon foto të armëve që u sekuestruan

02/24/2025 14:56
nga:Genita C

Policia në Pejë ka njoftuar se dje kanë vërejtur një veturë të dyshuar që ishte e parkuar në parkingun e një pompe derivatesh në Deçan.

Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar:

– njё (1) armё Sarsilmaz 2000 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtёs armё,

– njё (1) armё CZ 999 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtës armë,

– njё (1) armё Reximex kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё,

– tetёdhjetё e dy (82) copё fishekë 9×19 mm,

– njё mjet i mprehtё (brisk).

Dy të dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё.