Sporti

Yamal në dyshim për gjysmëfinalen e nesërme ndaj Atletico Madridit

02/24/2025 12:45
nga:Genita C

Barcelona do të përballet nesër në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madridit.

Mirëpo në dyshim është ylli i Barcelonës, Lamine Yamal i cili mori një goditje në këmbë në ndeshjen ndaj Las Palmasit, ku po ashtu e kishte postuar në “Instagram”, këmbën e gjakosur.

Ende nuk dihet nëse Yamal, do të përfshihet në listën e Hansi Flick për këtë ndeshje.

Kujtojmë se kjo ndeshje derbi, do të zhvillohet nesër në “Montjuic”, në orën 21:30, ndërsa gjysmëfinalja tjetër mes Real Sociedadit dhe Real Madridit, zhvillohet të mërkurën në po të njëjtën orë.