Sporti

Policia jep detaje rreth incidentit në ndeshjen Liria – Vëllaznimi

02/23/2025 18:00
nga:G B

Një incident ka ndodhur sot në fund të ndeshjes Liria-Vëllaznimi, e cila u zhvillua në kuadër të ligës së parë.

Në fushën e lojës, në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, hyjnë tifozët vendas të cilët tentuan t’i sulmojnë futbollistët e ekipit nga Gjakova.

Rreth këtij rasti, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se nuk ka asnjë të lënduar.

“Ka pasur përleshje mes tifozëve, por policia ka intervenuar shpejt dhe është qetësuar situata pa pasoja”, deklaroi Bytyqi.