Lajme

Arrestohen dy të dyshuar që kërkoheshin për “Vrasje në tentativë”

02/23/2025 08:28
nga:Genita C

Policia në Gjakovë ka njoftuar se dje ka arrestuar dy të kërkuar për “Vrasje në tentativë”.

“Pas publikimit të fotografive të të dyshuarve S. T. dhe E. B. më 6 shkurt 2025, policia ka vazhduar hetimet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Më 22 shkurt 2025, Sektori Rajonal i Hetimeve, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacione mbi vendndodhjen e tyre.”

Ata janë arrestuar në një objekt banesor në Fushë Kosovë.

“Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobil dhe dy copë fishekë, ndërsa të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndalur në mbajtje. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë publike dhe inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo informacion të rëndësishëm për ruajtjen e rendit dhe ligjit.”