Lajme

Ish-kryetari i KQZ-së: Në situatën që jemi as pozita e as opozita nuk munden të formojnë qeveri stabile

02/22/2025 17:03
nga:Y I

Mazllum Baraliu, ish-kryetari i KQZ-së, ka thënë se partitë politike në vend duhet të marrin parasysh porosinë që u dhanë qytetarët me votat e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në Info Magazine ai u shpreh se as partia në pushtet LVV, por as edhe partitë e tjera nuk munden të formojnë vet qeveri.

“Porosia e qartë është dhe këtë duhet ta marrin seriozisht jo vetëm partia që është në qeveri, e cila gjithsesi është dashtë ta ketë kuptuar leksionin e duhur nga votuesi e ai është se nuk kanë qenë të kënaqur sa duhet me qeverisjen katër vjeçare dhe vlerësimi i tyre është minusor për aq sa është 10% dhe se duhet të ndryshuar diçka dhe se nuk mund t’i jepet besimi të njëjtit koalicion me në krye të saj LVV-në që të qeverisë edhe në të ardhmen, në situatën e tanishme si shihet kemi pak pozicion, në gjendjen çfare jemi, po as opozita nuk do të munden të formojnë një qeverisje stabile”, ka thënë Baraliu.