Lajme

Milaim Zeka kritikon gjuhën e Albin Kurtit

02/22/2025 11:32
nga:Sh R

Gazetari Milaim Zeka ka kritikuar gjuhën ofenduese që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pati gjatë fushatës parazgjedhore.

Në emisionin “Weekend”, Zeka kritikoi edhe bashkëpartiakët e Kurtit, duke shtuar se janë ata që duhej ta kundërshtonin një gjuhë të tillë të kryeministrit të tyrE.

“Qysh mos me dalë e me tregu vetëm tënde, dil thuaj ‘unë e kam mbështetur kryeministrin tim, por qysh i thotë hajvanat opozitës? Unë e kam mbështetur kryeministrin tim, po qysh guxon me i gju gazetarët kryeministri?’ A e din more çka na ka bo Albin Kurti?”, u shpreh Zeka.