Lajme

Të shtëna me armë në Dardani, raportohet për të plagosur

02/21/2025 20:52
nga:Y I

Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes.

Sipas dëshmitarëve, një taksist i “Taxi ASI” është plagosur nga pasagjerët pas një mosmarrëveshjeje.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin raporton EO.

Nuk dihen ende detaje tjera.

“Gazeta Blic” ka derguar pyetje në Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.