Lajme

Shkodra: Asnjëra nga partitë politike nuk ka arritur atë se çfarë ka kërkuar, kanë dështuar!

03/08/2025 22:10
nga:N K

Analistja politike, Magbule Shkodra ka thënë se bazuar në fushatën zgjedhore të të gjithave partive politike asnjëra nuk ka arritur atë se çfarë ka kërkuar, që sipas saj kanë dështuar.

Shkodra në dokumentarin “Expose”, prodhim i GazetaBlic theksoi se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar humbjen më të madhe në krahasim me vitin 2021, duke shtuar se kjo parti duhet të reflektojë dhe të përmirësohet.

“Varësisht se çka do të marrim si referencë, nëse i shikojmë projeksionet që i kanë bërë partitë gjatë fushatës zgjedhore asnjëra nuk i ka arritur ato çka i ka kërkuar do më thënë nëse i shikojmë në atë aspekt kanë dështuar, por nëse i shikojmë si referencë rezultatet e vitit 2021, atëherë partia fituese Lëvizja Vetëvendosje ka marrë humbjen më të madhe, pra është humbësja më e madhe në atë referencë. Partitë opozitare megjithatë kanë shënuar një rritje të vogël, dhe për të dy palët elektorati ka një mesazh, dhe mesazhi është se partia fituese Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë shumë dhe duhet të përmisohet sepse përndryshe do të shkojë kështu duke e humbur votën, ndërkaq parititë që janë në opozitë duhet të reflektojnë dhe të riformohen dhe më shumë, të vazhdojnë me reformat që i kanë bërë. Nëse e shikojmë rritjen krahasuar me vitin 2021, atëherë mendoj që Partia Demokratike dhe LDK-ja kanë shënuar një rritje, jo ashtu siç e kanë menduar por megjithatë kanë shënduar një rritje dhe  mund të konsiderojnë si fituese me atë krahasim ”, tha ajo.

Shkodra gjithashtu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin në realizimin e premtimeve të saj, duke përmendur aferat korruptive të cilat janë hetuar nga media dhe që ende janë në gjykata.

“Lëvizja Vetëvendojse pak ka për të thënë sepse pak punë ka bërë, pastaj në fund kishin këto aferat korruptive të cilat u hulumtuan nga mediat dhe po raportohen që gjatë gjithë kohës ka raste që janë në prokurori dhe nëpër gjykata, do të thotë një parti që premtoi shumë duke na thënë se ne jemi të vjedhur, tani në fakt ajo ka arritur të luftojë korrupsionin dhe transparenca po thuajse ishte zero, ishte barrakaduar, nuk kishte informacion madje në fund filloi edhe ti bojkotoj edhe mediat që ishte gabim shumë i madh. Do të thotë kjo e penalizoi mjaft shumë Lëvzijen Vetëvendosje, dhe poashtu punët që nuk janë kryer, nuk kemi zhvillim ekonomik, nuk kemi zhvillim në arsim ndonjë ndryshim spencancial diçka, tema e vetëme që e mbaj mend nga arsimi ka qenë librat se si u shpërndan, si u dhanë, ndërsa në shëndetësi nuk kemi ndonjë përmisim, vazhdojnë ankesat e qytetarëve, jeta është bërë më e vështirë, çmimet janë rritur, pra të gjitha këto ju faturojnë Lëvizjes Vetëvendosje pasi që kishte një mandat të plot, katër vjeçar për herë të parë me mandatin e saj katër vjeçar pothuajse nuk arriti të bëjë asgjë. Ndërkaq partitë  në opozitë me fillim nuk e bënë opozitën ashtu siç duhet në parlament, megjithëse kanë bërë disa iniciativa që janë për të përshëndetur si dërgimi i shumë ligjeve në gjykatën kushtetutuese dhe kthimi i tyre prapa, kjo ishte një meritë e tyre, por megjithatë nuk bën atë që kemi pritur, pra ato duhet të vazhdojnë me reforma”, theksoi ajo për GazetaBlic.

E për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, Shkodra ka thënë se këto parti kanë shënuar një rritje, por jo në masën që e kishin pritur.

“PDK-ja ka shënuar një rritje, jo ashtu siç e kam menduar, megjithatë ka dal mirë që tregon që elektorati i vet, ata që janë besnik ndaj tyre janë aty, dhe një pjesë që kanë ikur dhe kanë hamendesuar janë kthyer. E njejta gjë ndodhi edhe me LDK-në, ata që shkuan pas zonjës presidente aso kohe besoj që një pjesë e tyre u kthye, ndoshta një pjesë janë asimiluar, raste që edhe një pjesë nuk kanë dashur edhe të votojnë nga zgjënjimi që kanë patur me Lëvizjen Vetëvendosje”, potencoi ajo.

Ndërsa, Shkodra ka vlerësuar se AAK-ja ka arritur një rezultat të tillë falë koalicionit me NISMA-n dhe dy grupeve të tjera.

“Ndërkaq, sa i përketë AAK-së nuk po shoh ndonjë ndryshim, rezultati që është arritur, është arritur fal bashkëpunimit me NISMA-në dhe me koalicionin që kishin me dy grupe të tjera brenda vetës”, përfundoi ajo.

/GazetaBlic/