Lajme

Kurti takohet me Hargreaves, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

02/20/2025 18:07
nga:Genita C

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë bisedës, u theksua roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Diskutuan gjithashtu për procesin zgjedhor të 9 shkurtit, mbarëvajtjen e tij dhe hapat për formimin e institucioneve të dala nga këto zgjedhje.