Manchester City u eliminua nga Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve pasi humbi ndeshjen e dytë në Santiago Bernabeu 3-1, duke vazhduar ecurinë e keqe të trajnerit Pep Guardiola, i cili po kalon një sezon të tmerrshëm.
Guardiola ka pësuar 13 humbje këtë sezon në të gjitha garat, dhe sipas statistikave të OptaJoe, kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë në karrierën e tij.
Trajneri i Qytetarëve nuk ka arritur të humbasë asnjëherë në karrierën e tij 13 ndeshje në një sezon, por ka ende shumë për të luajtur në Premier League, ndaj Pep mund të “përmirësojë” rekordin negativ.
/GazetaBlic Sport


