Numrimi i votave të kandidatëve për deputetë sot vazhdon në 7 komuna
02/20/2025 10:44
nga:Sh R
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se sot numrimi do të vazhdojë në 7 komuna: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.
KQZ-ja bën të ditur se procesi tashmë ka përfunduar në 31 komuna deri më 19 shkurt.