Ngjarjet e ditës: 20 shkurt 2025
10:00
Instituti Albanologjik në Prishtinë dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, organizojnë tryezë shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. (Salla shkencore e Institutit Albanologjik, Prishtinë)
10:00
Mbahet seancë gjyqësore në rastin e vrasjes së dy vëllezërve Islamaj në Madanaj të Gjakovës. (Gjykata Themelore, Gjakovë)
13:30
Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, inauguron “Laboratorin e Gazetarisë Mobile & UPpodcast”. (Fakultetit të Filologjisë në UP)
14:00
Ministria e Ekonomisë bën hapjen publike të aplikacioneve të dorëzuara nga ofertuesit potencial, pas përmbylljes së Kërkesës për Kualifikim për Procesin e Ofertimit Konkurrues për Ankandin e Erës. (Ndërtesa e Ministrisë së Ekonomisë)


