Përafërsisht 100 mijë vota ka siguruar lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas numërimit të rreth 80 për qind të votave për zgjedhjet parlamentare.
Abdixhiku kryeson listën e LDK-së me 99 mijë e 535 vota, pasur nga Doarsa Kica-Xhelili me 40 mijë sosh.
Ndër më të votuarit në LDK vazhdojnë të mbesin Hykmete Bajrami, Kujtim Shala e Avdullah Hoti.
Ndërkaq me përditësimin e fundit ka ndryshuar edhe renditja e listës së LDK-së.
Pas këtyre emrave të njohur të LDK-së, në listën e siguruar nga Sinjali, në dhjetëshen e kandidatëve më të votuar për deputet renditen: Lutfi Haziri, Anton Quni, Jehona Lushaku-Sadriu, Armend Zemaj dhe Imri Ahmeti.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë mbi 147 mijë vota apo 17.67 për qind, duke u renditur e treta pas Lëvizjes Vetëvendosje me rreth 340 mijë vota dhe Partisë Demokratike të Kosovës me mbi 184 mijë vota.
Ndonëse ndarjet e ulëseve mund të ndryshojnë pas numërimit të të gjitha votave, deri më tani pa votat e diasporës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 20 mandate.


