Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy të mitur në Obiliq, pasi që të njejtit kanë therur me thikë një të mitur tjetër, raporton GazetaBlic.
Në raportit të PK-së thuhet se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Obiliq 18.02.2025 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


