Sporti

Mark van Bommel: Milani duhet të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve

02/18/2025 18:26
nga:Lorik J

Mark van Bommel ka theksuar se AC Milan duhet të përmirësojë intensitetin dhe agresionin e tyre në ndeshjen e dytë kundër Feyenoord, nëse duan të përparojnë në Ligën e Kampionëve.

Duke folur për ndeshjen e parë, van Bommel tha: “Ishte një Milan që nuk ishte shumë intensiv, që i mungonte agresioni. Individualisht, lojtarët janë shumë, shumë të fortë, por pa vendosmëri, është si të luash me 6 nga 10.”

“Atmosfera në San Siro është e pabesueshme, mund të bëjë diferencën. Të luash në shtëpi është gjithmonë një avantazh dhe Milani duhet të përfitojë nga shansi. Të ecësh përpara në Ligën e Kampionëve është një domosdoshmëri.”

Për aspiratat e Milanit në Ligën e Kampionëve, van Bommel tha: “Milani, duke pasur parasysh historinë e tij, nuk mund të qëndrojë jashtë katërshes së parë të Serie A dhe Champions League. Është jetike për klubin që gjithmonë të konkurrojë në kompeticionin elitar të Evropës.”

/GazetaBlic Sport