Lajme

Dy tërmete të fortë godasin Santorinin, sa ishte magnituda

02/18/2025 17:05
nga:Y I

Vazhdon aktiviteti sizmik në Santorini me dy tërmete të forta me magnitudë 5 dhe 4.9 ballë të shkallës Rihter që kanë ndodhur herët në mëngjesin e së martës në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos.

Tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter dhe ka qenë me qendër 17 km larg në jug-juglindje të Arkesinit, Amorgos. Thellësia fokale e lëkundjes është 13.6 kilometra.

Kurse tërmeti i dytë ishte po aq i fortë, me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, me epiqendër të vendosur 25 km në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos, ndërsa thellësia ishte 11.2 kilometra.

Të dy tërmetet janë ndjerë edhe në Atikë.

/Euronews Albania/