Lajme

Numërohen 63.60% e vendvotimeve

02/16/2025 18:05
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më 16 shkurt, ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Sipas të dhënave nga Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), deri më tani janë përpunuar rezultatet nga 1,611 vendvotime nga gjithsej 2,533.

Sipas KQZ-së, procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 14 komuna: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, më 16 shkurt, në orën 16:00, ka filluar numërimi edhe në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Numërimi i votave po vazhdon në 24 Qendra Komunale të Numërimit në mbarë vendin, bëhet e ditur në njoftim.