Lajme

Një grua në Suharekë gjendet e vdekur në banesën e saj

02/14/2025 09:28
nga:N K

Dje, një grua në Suharekë është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, raporton GazetaBlic.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në raport thuhet se sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore.

“Suharekë 13.02.2025-16:10. Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.