Lajme

Maliqi: Mund të rishikohet çështja e KFOR-it në Evropë

02/13/2025 21:47
nga:Sh R

Opinionsti, Agon Maliqi ka thënë se mund të rishikohet çështja e ushtarëve amerikanë në Evropë.

Në emisionin “Rubikon”, Maliqi shton se kjo mund të vijë për shkak investimit të madh, e mos marrjes asgjë në këmbim.

“Mund të rishikohet çështja e KFOR-it, pra ShBA-të do të shohin hartën e Evropës, ku janë duke investuar, dhe thonë ‘okej, këtu kemi dhënë ndihma, ndihmat i kemi hequr, çka po marrim ne prej këtij investimi? Pse nuk po zgjidhet kjo çështje?”, tha ai.

“Mund të ketë një rishikim, në kuptimin pse kanë ushtarë aty, e jo ushtarë evropianë”.