Lajme

Sqarohet kryetari i nëndegës së LDK-së në Has: Nuk jam tallur me partinë time

02/12/2025 21:44
nga:G B

Kryetari i nëndegës së LDK-së në Lubizhdë të Hasit, Kemajl Gegollaj, ka reaguar pas lajmit lidhur me postimin që kishte bërë për rezultatin e LDK-së në zgjedhje, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk është tallur me rezultatin e partisë por që ka bërë shaka me miqtë e tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Sqarim:

Unë nuk tallem me partinë time. Une e vlerësoj në piedestal Lidhjen Demokratike të Kosovës, të parin e saj z. Abdixhiku dhe të gjithë anëtarët e saj.

Janë të veçantë e të pashoq, andaj dhe jam aty e rrugëtoj bashkë me ta.

Postimi im ishte shaka me njerëzit e mi, me shoqërinë time në Facebook. Ne medoemos duhet të jemi të tillë në jetën e përditshme.

Andaj, kërkoj dhe mirëkuptim nga gazetarët!