Lajme

Gjykata vendos: Kryetar i Aleancës për Shqiptarët është Ziadin Sela

02/12/2025 14:06
nga:Y I

Nga Gjykata Themelore në Tetovë kanë marrë vendim që kryetari i Aleancës për Shqiptarët të jetë Ziadin Sela.

Sipas këtij vendimi, vulat e partisë kalojnë te Ziadin Sela. Në vendimin e gjykatës thuhet se pranohet kërkesa për ndërrimin e kryetarit të partisë, respektivisht nga Arben Taravari, te Ziadin Sela. Krahu i Taravari ka të drejtë në afat kohor prej 15 ditëve që ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit, përcjell TV21.