Lajme

Sulmohet seksualisht një e mitur në Shtime

02/12/2025 09:54
nga:N K

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer sulm seksual ndaj një vajze të mitur me të cilën ishin në lidhje dashurie, raporton GazetaBlic.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në konsultim me prokurorin, për shkak se viktima është e mitur është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“SULM SEKSUAL – Shtime 11.02.2025 – 01:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer rastin ndaj viktimës femër kosovare (e mitur) me të cilën ishin në lidhje dashurie. Në konsultim me prokurorin, për shkak se viktima është e mitur është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.